Thirrje publike për pranimin e përfituesve të programit “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian“ për vitin akademik 2024/2025
Qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të studentëve të këtyre komuniteteve. Duke kontribuar në ngritjen e mundësive për rritjen e të punësuarve nga këto komunitete, në promovimin e barazisë dhe përfshirjes në arsim dhe tregun e punës
Çfarë ofron programi?
Programi ofron: Mentorim, Tutorim, Pajisje Teknologjike, Pune praktike, Libra, Peer-to-Peer, Orientim ne karrierë
Për më shumë informacion rreth programit si dhe formën e aplikimit, kliko linkun e mëposhtëm.
This post is also available in: English