Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë studentët se nesër, më 01.10.2025 (e mërkurë), fillon zyrtarisht viti i ri akademik 2025/2026.

Për këtë rast, UShAF ka përgatitur një ceremoni solemne mirëseardhjeje, e cila do të mbahet në ora 11:00, në Amfiteatrin “Hyzri Beqiri – Varoshi”, ku do të mirëpresim me entuziazëm të gjithë studentët tanë, e në veçanti gjeneratën e re të studentëve të vitit të parë.

UShAF ju uron një fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë rrugëtim akademik!