Njoftohen studentët-absolventë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) të cilët ende nuk e kanë konfimuar pjesëmarrjen për ceremoninë e diplomimit që do të mbahet më 26 qershor 2026 (e Premte), se konfirmimin mund t’a bëjnë deri me datën 22.06.2026 ( e Hënë) deri në orën 16:00.
Bashkangjitur keni listën e studentëve-absolventë. Studentët-absolventë të hijezuar me ngjyrë të verdhë ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërsa Studentët-absolventë të hijezuar me ngjyrë të kuqe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në ceremoni.
Studentët-absolventë që do të marrin pjesë në ceremoni duhet të kenë të regjistruar semestrin e VI (gjashtë) për herë të parë në studimet bachelor dhe semestrin e IV (katërt) për herë të parë në studimet master për vitin akademik 2025/26.
Njëherit ju informojmë se të gjithë ata që e konfirmojnë pjesëmarrjen duhet të vijnë në Universitet me datën 25.06.2026 ( e Enjte) në orën 10:00 për të bërë provën gjenerale para datës së ceremonisë.
Ferizaj, 18.06.2026 NGA REKTORATI I UShAF
Linku i njoftimit – Njoftim
Lista: Absolventet 2025-2026