Të nderuar studentë, ju njoftojmë se është aktivizuar terminali vetëshërbyes, përmes të cilit studentët mund të printojnë vetë: (1) Vërtetimin e studentit dhe (2) Certifikatën e notave (transkriptën)
Sqarim:
- Studentët të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin dimëror 2025/2026, nuk mund të printojnë vërtetimin e studentit.
- Në këto raste, studenti duhet paraprakisht të paraqitet në administratë për ta kryer regjistrimin e semestrit si përsëritës.
- Për të printuar certifikatën e notave (transkriptën), studenti duhet të:
- Kryejë paraprakisht pagesën për certifikatën;
- Të konfirmojë pagesën në administratë;
- Pas konfirmimit, mund të printojë certifikatën nga terminali vetëshërbyes.
Qasja në terminal bëhet përmes numrit të dosjes dhe fjalëkalimit, me të cilat studenti qaset në SMIS (Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Studentëve).
Udhëzues për përdorimin e terminalit vetëshërbyes:
1. Qasja në sistem: Qasuni në sistem duke përdorur numrin e dosjes dhe fjalëkalimin, të njëjtët që përdorni për hyrje në SMIS (Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Studentëve).
2. Zgjidhni dokumentin që dëshironi të printoni (vërtetim ose certifikatë notash), duke klikuar butonin përkatës.

Sqarim:
a) Nëse mungon butoni për printimin e vërtetimit: Nëse nuk shfaqet butoni për printimin e vërtetimit të studentit, kjo nënkupton se nuk e keni të regjistruar semestrin dimëror 2025/2026.
Çfarë duhet të bëni: Në këto raste, studenti duhet paraprakisht të paraqitet në administratë për ta kryer regjistrimin e semestrit si përsëritës.
b) Nëse mungon butoni për printimin e certifikatës së notave: Nëse nuk shfaqet butoni për printimin e certifikatës së notave (transkriptës), kjo nënkupton se nuk keni kryer pagesën për certifikatën.
Çfarë duhet të bëni:
- Kryeni paraprakisht pagesën për certifikatën e notave;
- Konfirmoni pagesën në administratë;
- Pas konfirmimit, mund të printoni certifikatën nga terminali vetëshërbyes.
4. Shkruani arsyen e printimit të dokumentit përkatës (p.sh. për aplikim në punë, për ndonjë institucion, për studime, etj.), dhe për të vazhduar klikoni butonin “Vazhdo”

5. Klikoni butonin “Printo”, pa ndryshuar konfigurimin e printerit.
⚠️ Mos ndryshoni konfigurimin (settings) e printerit.
Çdo ndryshim në cilësimet e printerit mund të ndikojë në funksionimin normal të terminalit.

Udhëzuesin në PDF për përdorimin e terminalit vetëshërbyes mund ta gjeni këtu:
Udhëzues për shfrytëzimin e Terminalit Vetë-Shërbyes
Nga administrate qendrore e UShAF, dt. 04.11.2025
