Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se nga data 16.02.2023 (e enjte), do të fillojë procesi mësimor për semestrin veror të vitit akademik 2022/23, për të dyja nivelet e studimeve (bachelor dhe master).

Orarin e ligjëratave për semestrin veror 2022/23, e gjeni të publikuar në ueb faqen e Universitetit.