Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr, 01/37 të datës 24.09.2021, si dhe rekomandimit të Konferencës së Rektorëve të datës 25.09.2021, Senati i UShAF në mbledhjen e mbajtur me datën 29.09.2021 mori vendim që procesi mësimor për vitin akademik 2021/22 të filloi me datën 15 tetor 2021, me prezencë fizike në UShAF.
Mësimi do të zhvillohet duke respektuar Udhëzuesin përkatës për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Për orarin e ligjëratave do të njoftoheni me kohë.