Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 01/35 të datës 12.09.2021, çdo punonjës dhe student që hyn në Universitet duhet të posedoj njërën nga këto dëshmi:
1.Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik -IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
4. Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.