Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i përfaqësuar nga 11 studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit morën pjesë në “Garën Studentore të Dizajnit 2023”, pjesë e Konventës së Industrisë së Drurit në Kosovë, event i rëndësishëm që mbledhë eskpert rajonal dhe ndërkombëtar të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë moderne të Drurit. Pjesëmarrës në këtë  garë studentore ishin Universitetet publike dhe private të Kosovës.

Pas ceremonisë së certifikimit të studentëve pjesëmarrës u bë ndarja e çmimeve për dizajnin më të mirë, ku me çmimin e parë u shpërblye studenti Ngadhënjim Ismani me produktin modular “Lego”.

 

Rektori i UShAF Prof. Dr. Agron Bajraktari, përshëndeti këtë aktivitet të iniciuar nga SHPDK dhe gjithë akterët e tjerë, i cili sipas tij është tejet i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale nga Institucionet e Arsimit të Lartë, që vazhdojnë të shërbejnë direkt për Industrinë e Drurit dhe më gjerë. Njëherit, ai përgëzoi studentin Ngadhënijm Ismani për fitoren e vendit të parë për dizajnin më të mirë në këtë garë.

 

Ai gjithashtu ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre në zhvillimin e shkathtësive dhe njohurive të duhura për fushën e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

 

Konventa e Industrisë së Drurit është ngjarje që organizohet çdo vit ku takohen të gjithë përpunuesit e drurit dhe akterët e tjerë në Kosovë, ku u jepet mundësia të shkëmbehen informata në mes të bizneseve B2B dhe institucioneve arsimore të Kosovës.