Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Flensburg të Gjermanisë.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy universiteteve në fusha të ndryshme, përfshirë:
- Realizimin e projekte të përbashkëta,
- Shkëmbimin e studentëve,
- Organizim të punëtorive dhe takime të përbashkëta,
- Bashkëpunim dhe shkëmbim kërkimor,
- Bashkëpunim në kërkime dhe prezantimin e rezultateve të tyre,
- Shkëmbimin e materialeve akademike, publikimeve dhe informacioneve specifike.
Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe nga Dr. Habil. Sven Tode, President i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Flensburg.
This post is also available in: English