Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me grupin punues në projektin e fituar përmes Grantit te Ambasadës Amerikane në Kosovë, mbështetur nga Kosovo Unitet States Alumni – KUSA, ka realizuar takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore nga Amerika, Prof. Assoc. Dr. Kim Vu Dinh (Mitchell Hamline School of Law, Saint Paul, Minnesota – SHBA).
Ekspertja Kim Vu Dinh, në takim ishte e shoqëruar me ekipin e saj, Prof. Mark Edwards dhe Ty Ebert.
Rektori Bajraktari pas fjalës përshëndetëse i ka njoftuar të pranishmit me projektin, duke ju ofruar informacione për aktivitetin e paraparë në këtë projekt, i cili ndërlidhet me avancimin dhe harmonizimin e rregullores për kërkime shkencore, me trendët e zhvillimit ndërkombëtar (me fokus edhe për ndikimin e IA në fushën e hulumtimeve shkencore).
Menaxheri i projektit Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti së bashku me prorektorin Prof. Asoc. Dr. Rrahim Sejdiu kanë shpjeguar fokusin e punës në këtë aktivitet në kuadër të projektit. Në diskutim janë përfshirë edhe anëtaret e tjerë te grupit punues Prof. Asoc. Dr. Arben Tërstena, Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi, Sekretari i Përgjithshëm i UShAF Armend Hysa dhe Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik Xhemajl Uksmajli.
Ky aktivitet do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim dhe objektiv tij është draftimi i rregullores që do te jetë në harmoni me trendët e zhvillimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimeve shkencore.
UShAF falënderon Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe përfaqësuesit e Kosovo Unitet States Alumni (KUSA) për mbështetje në ngritjen kapaciteteve kërkimore shkencore për stafin dhe studentët në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”