Në kuadër të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Fakulteti i Menxhmentit dhe Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Mitrovicës, organizuan Tryezën shkencore me temën: “Rritja e çmimeve, pasojë e inflacionit apo shkëputjes së zinxhirit furnizues”.
Të pranishmit i përshëndeti Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari të cilët i përgëzoi për temën si mjaft aktuale e të qëlluar, duke inkurajuar që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen në ngritjen dhe avancimin e Universiteteve dhe zhvillimit të vendit tonë.
Prorektorja e UMIB-it, Prof. As. Dr. Ajtene Avdullahu, duke falënderuar për iniciativën deklaroi, që tryeza të tilla të mos jenë të fundit, por të jetë një fillim i mbarë edhe për bashkëpunime vendore e ndërkombëtare.
Dekanët, Prof. As. Dr. Sokol Krasniqi, Prof. Bujar Jashari dhe përfaqësuesit e Fakulteteve Ekonomik, Prof. As. Qazim Tmava dhe Prof. As. Dr. Alban Elshani, nformuan të pranishmit me qëllimin e konferencts, si të duhur për kohen me sfidat me të cilën po ballafaqohet vendi ynë dhe ekonomia në përgjithësi.
Gjatë diskutimeve Prof. As. Dr. Bashkim Mustafa dhe Prof. As. Dr. Neshat Podvorica, deklaruan së të dhënat e fundit, tregojnë për një normë të lartë të inflacionit prej 11,2% në Kosovë. Kjo situatë, do duhej të jetë shqetësuese si për institucionet vendimmarrëse, politik bërjen në përgjithësi dhe institucionet Universitare dhe Akademike në veçanti.
Përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale dhe komuniteti i biznesit, vlerësuan si shumë të qëlluar këtë tryezë, në të cilën u diskutuan sfidat e bizneseve në këtë kohe krize dhe mundësit së si të tejkalohen këto sfida.
Në diskutime morën pjesë profesorët nga tri Universitetet Publike, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale dhe komuniteti i biznesit, të cilët vlerësuan lartë trajtimin e kësaj teme dhe mundësit në tejkalimin sa me të lehtë dhe pa pasoja për ekonominë dhe bizneset.
This post is also available in: English