Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është implementuar aktiviteti pesë ditorë (03 – 07.06.2024) për ngritjen e kapaciteteve kërkimore/shkencore, i cili përfshinë edhe ndikimin e IA ne fushën kërkimore/shkencore për stafin dhe studentët.
Në këtë aktivitet që është i paraparë në projektin e fituar nga UShAF, përmes Grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për mbështetjen e Universiteteve 2023/24, në grupin e parë ishin 28 pjesëmarrës.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari në fjalën hyrëse të këtij eventi ka përshëndetur të pranishmit, dhe mes tjerash potencoi rëndësinë e fushës se përzgjedhur për tu diskutuar. Gjithashtu, Rektori në emër të Universitetit falënderoi Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe përfaqësuesit e Kosovo Unitet States Alumni (KUSA) për mbështetje në ngritjen kapaciteteve kërkimore shkencore për stafin dhe studentët në UShAF.
Menaxheri i projektit Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti i njoftoi të pranishmit me qëllimin e këtij aktiviteti, i cili është identifikimi i ndikimit të IA në sferën e kërkimeve shkencore, për të elaboruar fushën e kërkimeve shkencore dhe implikimin e IA në shkencë.
Ligjëratat i realizoi Prof. Dr. Avdulla Aliju (ekspert nga fusha e kërkimeve shkencore), ku u trajtuan tema me interes, siç janë: ndikimi i IA në kërkime shkencore, IA dhe arsimi i lartë, metodat, analizat dhe publikimet e të dhënave nga kërkimet shkencore, etj. Për këto tema gjatë pesë ditëve të eventit ka pasur shume diskutime nga të pranishmit dhe si konkluzion i përgjithshëm ishte se IA ka një ndikim të madhë edhe në fushën e kërkimeve shkencore, e poashtu kërkon një vëmendje të shtuar për mënyrën e shfrytëzimit dhe të ndikimit gjatë aktivitetit kërkimor.
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit (ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”