Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, po mbahet një trajnim i video animacionit me mentorin amerikan Jonah Saesan. Studentët u njohën me teknikat e reja të kësaj fushe, ndërsa artisti ishte tejet entuziast me interesimin e avancimin e tyre në këtë fushë specifike te Video Animacionit.

Ndërsa, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari përshëndeti të pranishmit, falënderoi ekipin e MuralFest Kosova dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, ndërsa siguroi se UShAF, gjithmonë është i hapur për aktivitete të tilla, e sidomos kur bëhet fjalë për avancimin dhe përgatitjen profesionale të studentëve.

Ky projekt organizohet nga MuralFest Kosova ne bashkepunim me Ushaf, ndersa perkrahet nga Ambasada Amerikane ne Prishtine