Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UASF) do të mbajë aktivitetin “Një kartolinë për ty”, që do të thotë një kartolinë e punuar me dashuri nga personat me sindromën Down kushtuar TY.

Studentët dhe stafi i USHAF-it do të kenë mundësinë të kontribuojnë në mbështetjen e shërbimeve terapeutike dhe psikosociale të ofruara nga Shoqata Down Syndrome Kosova në pesë qendra përmes blerjes së kartolinës.

Mobilizimi i komunitetit për promovimin e aftësive profesionale përmes kartolinave është bërë traditë në shoqatën e sindromës Down në Kosovë. Këtë vit, individë më të motivuar me SD dhe prindër kanë krijuar kartolina që secili prej jush të marrë një kartolinë që ndikon në realizueshmërinë e shërbimeve të nevojshme për komunitetin e sindromës Down.

Aktiviteti do të mbahet me datë 25.03.2024 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00.