Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është implementuar aktiviteti pesë ditore (01 – 05.07.2024) për ngritjen e kapaciteteve kërkimore/shkencore, i cili përfshinë edhe ndikimin e IA ne fushën kërkimore/shkencore për stafin dhe studentët.
Ky event ku morën pjesë gjithsejtë 32 pjesëmarrës (grupi i dytë), është i paraparë në projektin e fituar nga UShAF përmes Grantit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, mbështetur nga Kosovo Unitet Sttates Alumni-KUSA, për mbështetjen e Universiteteve 2023/24.
Për të elaboruar fushën e kërkimeve shkencore dhe implikimin e IA në shkencë, ligjëratat i realizoi, Prof. Dr. Avdulla Aliju (ekspert nga fusha e kërkimeve shkencore), ku u trajtuan tema me interes, siç janë: ndikimi i IA në kërkime shkencore, IA dhe arsimi i lartë, metodat, analizat dhe publikimet e të dhënave nga kërkimet shkencore.
Për këto tema gjatë pesë ditëve të eventit pati shume diskutime nga të pranishmit dhe si konkluzion i përgjithshëm është se IA ka një ndikim të madh edhe në fushën e kërkimeve shkencore, si dhe kërkon një vëmendje të shtuar për mënyrën e shfrytëzimit dhe të ndikimit gjatë aktivitetit kërkimor.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi profesorin Alija dhe financuesit e këtij projekti, ndërsa para të pranishmëve, mes tjerash potencoi rëndësinë e fushës se përzgjedhur për t’u diskutuar.
Menaxheri i projektit, Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti, i njoftoi të pranishmit me qëllimin e këtij aktiviteti, i cili është identifikimi i ndikimit te IA në sferën e kërkimeve shkencore.
UShAF falënderon Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe përfaqësuesit e Kosovo Unitet States Alumni (KUSA) për mbështetje në ngritjen kapaciteteve kërkimore shkencore për stafin dhe studentët në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”