Në përkrahje të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë përmes Misionit të Asistencës Teknike (TAM), me datë 10-11 Qershor 2024, në Universitetin e Shkencave te Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u mbajt punëtoria me titull “Leadership in Learning”, e udhëhequr nga eksperti për arsimin e lartë, Prof. Bernold Hasenknopf nga Universiteti i Sorbonnes, Francë.
Gjatë kësaj punëtorie u trajtuan çështje të ndryshme përmes sesioneve, si: mësimdhënësi dhe studenti në kontektst social, bazat nga proceset njerëzore kognitive, motivimi dhe reagimet, etj. Përmes kësaj punëtorie u shqyrtua edhe analiza e mungesës së pronësisë së studentëve në të mësuarit e tyre.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari përshëndeti të pranishmit, ndërsa falënderoi për këtë iniciativë Koordinatoren e Zyrës së Erasmus+ për Kosovë, znj. Mimika Dobroshi dhe ekspertin në arsimin e lartë Prof. Dr. Bernold Hasenknopf nga Franca. Mes tjerash, Rektori Bajraktari theksoi rëndësinë e kësaj punëtorie, përmes së cilës tha se do të mund të avancohen edhe më tutje shkathtësitë dhe njohuritë në mësimdhënie.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të ndryshëm nga të gjitha universitetet e Kosovës, studentë, staf akademik dhe përfaqësues të industrisë.