Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), është zgjedhja ideale për të gjithë të rinjtë që synojnë të bëhen profesionistë të përgatitur dhe konkurrues në një treg pune dinamik.

Ofrojmë programe bashkëkohore dhe të akredituara:

  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn i Mobilieve
  • Bachelor në Dizajn dhe Konstruksione të Produkteve nga Druri
  • Master në Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri

Stafi ynë akademik është i kualifikuar dhe me përvojë të gjerë, duke qenë i angazhuar aktivisht në fusha praktike dhe kërkimore. Profesorët tanë sjellin njohuri të përditësuara dhe eksperienca reale nga tregu i punës, duke ju përgatitur më së miri për të ardhmen tuaj profesionale.

Në dispozicion keni mjedise moderne dhe laboratorë të pajisur me teknologji CNC të avancuar, printerë 3D, kompjuterë dhe softuerë profesionalë, ku idetë dhe njohuritë tuaja teorike shndërrohen në projekte konkrete dhe praktike.

Duke zgjedhur Falultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, do të përfitoni mundësi të shumta për mobilitet ndërkombëtar, falë bashkëpunimeve me universitete prestigjioze partnere në Austri, Poloni, Hungari, Itali dhe vende të tjera, dhe do të zgjeroni njohjet dhe eksperiencën tuaj.

Gjithashtu, do të merrni pjesë aktivisht në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, si Konventa e Dizajnit më të Mirë, ekspozita studentore “Profesionistët e së Ardhmes”, si dhe konkurse të ndryshme arkitekturore e dizajni, ku do të keni mundësi të fitoni çmime dhe vlerësime për kreativitetin dhe profesionalizmin tuaj.

Fakulteti ynë ka një bashkëpunim të ngushtë me industrinë, çka u siguron studentëve tanë përgatitje reale dhe praktika profesionale të hershme, duke i integruar ata që në vitet e para të studimeve në tregun e punës.

Së shpejti do të ofrojmë edhe Diploma Duale Master, si një qasje inovative që ju jep një përparësi konkurruese për tregun ndërkombëtar të punës.

Duke ndjekur trendet më të reja të arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Fakulteti ynë vendos në qendër inovacionin, kreativitetin dhe teknologjinë. Inteligjenca artificiale është tashmë pjesë integrale e përgatitjes profesionale dhe e së ardhmes së profesionit tuaj.

Zgjidh UShAF dhe Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit për të ndërtuar një të ardhme ku kreativiteti, profesionalizmi dhe përvoja bashkëjetojnë.