Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Ndërmarrjet hoteliere pjesë e harmonizimit të planprogrameve mësimore të Hotelerisë dhe Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
- 24 Shkurt, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj priti sot Përfaqësuesit e Ndërmarrjeve Hoteliere të komunës së Ferizajt dhe më gjerë. Në takim u shqyrëtua planprogrami mësimor i Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i njoftoi të pranishmit me historikun e shkurtër të Institucionit si dhe sfidat dhe të arriturat e tij. Gjithashtu i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe shprehi dëshirën që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmën.
“Programi mësimor i Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë është në riakreditim dhe për të qenë gjithëpërfshirës dhe i lidhur me trendet aktuale, kërkohet bashkëpunim dhe kontribut i mirëfillt, andaj kërkoj nga Ju qasje të plotë dhe bartje të përvojave të juaja në mënyrë që kuadrot e fakultetit të jenë të paisur me përvojat e juaja sa më mirë dhe përfitimi të jetë reciprok“, tha rektori Bajraktari.
Përfaqësuesit e subjekteve ekonomike u ndanë të kënaqur nga ky takim duke falënderuar rektorin Bajraktari për ftesë, organizimin dhe informim korrekt e po ashtu edhe krijimin e mundësisë së qasjes së tyre me përvoja të shumta në këtë lëmi.
Ndër të tjera u dakorduan të gjitha palët për hartimin e planprogrameve, me futjen e lëndëve të reja si dhe u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë e sidomos të kryerjes së punës praktike të studentëve nëpër semestra dhe gjatë pushimeve verore.
Ndërmarrjet të cilat morën pjesë në këtë takim ishin: Emerald, Parku, Orchide, Fitorja, Natyral, Sharri, etj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
28 | 29 | 30 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit Bajraktari për festën e Fitër Bajramit 29 Mars, 2025
- Lajmërim 28 Mars, 2025
- Shkëmbim i përvojave akademike mes UShAF dhe FH Salzburg 11 Mars, 2025