Njoftohen të interesuarit se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur me datë 27.09.2024, ka marrë vendim për vazhdim të  afatit të konkursit për pranim të studentëve në nivelin master për vitin akademik 2024/25.

Kandidatët e interesuar për pranim, mund të aplikojnë deri më datën: 14.10.2024, ora 16:00. Gjithashtu edhe pranimi i dokumentacionit fizik për verifikim do të bëhet deri më këtë datë.

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më së voni më: 15.10.2024, ndërsa kandidatët e pakënaqur me rezultatet preliminare mund të parashtrojnë ankesë më datë: 16.10.2024.

Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më datë: 17.10.2024.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në këto data: 18.10.2024 dhe 19.10.2024.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë të regjistrohen në datat paraprake, regjistrimin mund ta bëjnë më së voni më 21.10.2024.

Vërejtje: Në rast që kandiadatët e pranuar nuk respektojnë datat e lartëshënuara, konsiderohet se kanë hequr dorë nga e drejta e regjistrimit.

 

 

Ferizaj, 28.09.2024                                                    Nga  Administrata Qendrore

 

This post is also available in: English