Njoftohen studentët e nivelit master, të pranuar dhe regjistruar për herë të parë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në vitin akademik 2021/22, të cilët kanë bërë pagesën e semestrit dimëror në vlerë prej 150 €, se bazuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nr. 09/2021, lirohen nga pagesa dhe mund të aplikojnë për kthim të mjeteve duke dorëzuar këto dokumente:
- Letërnjoftimin kopje
- Kartelën bankare ose konfirmimin nga banka për xhirollogarinë e studentit.
Aplikimi mund të bëhet nga data 21.10.2021 (e enjte) deri me datën 26.10.2021 (e marte) në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.