Ambasada e Hungarisë në Kosovë, në kuadër të programit për bursa Stipendium Hungaricum, ka hapur aplikimin për bursa të studimit për vitin akademik 2021-2022.
75 studentë nga Republika e Kosovës do të kenë mundësinë të fillojnë studimet e tyre në Hungari nga shtatori i vitit 2021. Programet e studimit në përgjithësi do të zhvillohen në gjuhën angleze, disa programe ofrohen edhe në gjuhën gjermane dhe frënge.
Kuotat për këtë vit janë si në vijim:
– 55 bursa në programet e studimit BA/BSc
– 10 bursa në programet MA/MSc
– 10 bursa në studime PhD ose DLA
Procedura e aplikimit tashmë ka filluar, studentët mund të aplikojnë online dhe data e fundit është 16 janar 2021.
Për informata shtesë rreth bursave Stipendium Hungaricum, ju lutemi vizitoni në linqet: https://apply.stipendiumhungaricum.hu/ https://apply.stipendiumhungaricum.hu/news/new/58-stipendium-hungaricum-online-application-system-now-open
Në rast se keni pyetje shtesë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni personat përgjegjës në linkun: https://stipendiumhungaricum.hu/contact/