Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), pos programeve të tjera të studimit, në kuadër të Fakultetit të Arteve të Aplikuara ofron program të studimeve në Dizajn Grafik dhe Multimedia, në ciklin e parë, pra në bachelor.

Programi Dizajn Grafik dhe Multimedia u hartua duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe në bazë të kërkesave të Bordit Industrial, i cili funksionon në kuadër të Universitetit. Bazuar në këto kërkesa, programi do të kualifikojë kuadro profesionale me shkathtësi në shërbime të dizajnit grafik, të cilët janë në gjendje të përdorin teknologjinë moderne.

Përmes një  stafi të kualifikuar dhe ambienteve moderne të punës, studentëve u mundësojmë përvetësim të shkathtësive adekuate për profesionin që do të ushtrojnë në të ardhmen. Pra, të bëhen:

  • dizajner grafik,
  • zhvillues i amballazhimit dhe vizualizimit të produkteve,
  • mbikëqyrës i prodhimit në shtypshkronjë,
  • zhvillues dhe dizajner i procesit të printimit,
  • menaxher i përgjithshëm në një studio dizajnuese dhe shtypshkronjë,
  • dizajner i pavarur dhe sipërmarrës, ose
  • menaxher i projekteve të kampanjave të marketingut.