Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, në kuadër të lëndës “Hyrje në Ekonomi”, patën rastin të përfitojnë njohuri nga z. Nehat Ademi, përfaqësues nga kompania “Doqi”, në Ferizaj.
Z. Ademi, gjatë kësaj ligjërate ndau eksperiencat e tij me studentët duke iu ofruar atyre informata lidhur me operimin e Kompanisë, menaxhimin e saj, sfidat, si dhe ndryshimet e vazhdueshme që bënë Kompania për të qenë e suksesshme në treg. Po ashtu, gjatë ligjëratës para studentëve vëmendje i kushtoi edhe faktorëve kyç që e bënë kompaninë “Doqi”, të jetë e sukseshme në industrinë ku ajo vepron pa i anashkaluar edhe elementet e shfrytëzuara në ndërtimin e klientelës dhe funizuesve strategjik në këtë Kompani. Gjithashtu, z.Ademi u tha studentëve se për të pasur sukses në pozitat menaxhuese, duhet fillimisht të njijheni për së afërmi me punët që ju rrethojnë në mënyrë që të jeni në gjendje t’i menaxhoni suksesshëm ato.
Mësimdhënësja e kësaj lënde, Prof. As. Dr. Leonora Rudhani Haliti, falënderoi z. Ademi për ndarjen e eksperiencës së tij me studentët, që sipas saj ishte shumë e nevojshme që ata të dëgjojnë lidhur me fushën e biznesit edhe nga ekspertët e industrisë. Ajo shtoi se përvojat e tilla iu ndihmojnë studentëve që të zhvillohen edhe në aspektin profesional përpos atij akdemik.