Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara nëFerizaj (UShAF), u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi nëmes të Rektorit të UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dheDrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), z. Bekim Hoxha, për shkëmbim të të dhënave në mes tëtë dyja institucioneve.
Memorandumi siguron marrjen e të dhënave për një entitet dheverifikimin e të dhënave të entitetit, me qëllim të përmirësimitdhe lehtësimit të procesit të aplikimit online për regjistrim tëstudenteve.
Shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në përputhje të plotëme Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Memorandumin e Bashkëpunimit dhe procedurën standarde tëoperimit në mes të UShAF dhe ARC, dokument i cili u nënshkrua gjithashtu sot ndërmjet Prorektores për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji te Informacionit në UShAF, Prof. As.Dr. Fakije Zejnullanu dhe Zyrtarit të IT-së nga ARC, z. Genc Hamzaj.
Rektori Bajraktari falënderoi Drejtorin Hoxha përbashkëpunimin dhe e shoqëroi atë nëpër hapësirat e universitetitpër të parë funksionimin e tij dhe punën e studentëve të UShAF. Poashtu, ai shprehu interesimin që Drejtori i Agjencisë të mbajënjë ligjëratë për studentët dhe bashkëpunimi të thellohet edhemë shumë në interest të të dyja institucioneve.
Ndërsa, Drejtori Hoxha premtoi se do të bëjnë më të mirën përtë ofruar edhe shërbime të tjera në interes të UShAF.