Panairi i Punës organizohet nga Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Odën Ekonomike në Ferizaj, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova.
Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.
Për kompanitë – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.
Së shpejti do t’i postojmë pozitat e hapura për pune dhe punë praktike nga bizneset që do të marrin pjesë në këtë panair.
Na ndiqni në këtë faqe!
Më datën 18 Tetor 2023 (e mërkurë), ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë panair!!!