Sot, në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me zyrën e Erasmus+ në Kosovë u mbajtën dy sesione informuese, njëra për stafin e Universitetit dhe tjetra për studentë.
Gjatë këtyre sesioneve, sikurse stafi i universitetit, poashtu edhe studentët, në dy sesione të ndara, u informuan rreth mundësive që ofron programi Erasmus+, po edhe mënyrave dhe fushave të përpilimit të projekteve me partnerë kombëtar e ndërkombëtar në kuadër të këtij programi.
Programi Erasmus+ synon të forcojë shkathtësitë dhe punësueshmërinë, si dhe modernizimin e punës në arsim, aftësim dhe me rininë. Erasmus+ mbështet partneritetet transnacionale mes Institucioneve të arsimit, aftësimit, dhe për rininë, për të nxitur bashkëpunimin dhe për ndërlidhjen e botës së arsimit me atë të punës, në mënyrë që të trajtohen hendekët e shkathtësive me të cilët përballemi në Evropë. Ai mbështet edhe përpjekjet kombëtare për modernizimin e sistemeve të arsimit, aftësimit dhe rinisë. Erasmus+ bashkon shtatë programe ekzistuese të BE-së në fushat e arsimit, aftësimit dhe rinisë.
This post is also available in: English