Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 14.01.2022, ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast është bërë nënshkrimi i deklaratës etike nga anëtarët e rinj të KD, të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), si dhe u zgjodh kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i këtij Këshilli.
Anëtarët e emëruar nga MAShTI janë: Agron Dida, Hazir Gashi dhe Hamit Qeriqi, prej të cilëve, KD me vota të fshehura zgjodhi kryesues Agron Dida dhe zëvendëskryesues Hazir Gashi.
Me këtë rast, Rektori Bajraktari mirëpriti anëtarët e rinj dhe u dëshiroi atyre punë të mbarë dhe suksese në rrugëtimin e përbashkët.
Anëtarët e KD të emëruar nga MAShTI, u zotuan se do të kontribuojnë dhe do të bashkëpunojnë në çdo gjë që është në të mirë të Universitetit.
This post is also available in: English