Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe University North, Koprivnica në Kroaci UNIN

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me  University North, Koprivnica në Kroaci (UNIN).

Qëllimi i Marrëveshjes  është që të dyja universitetet të ndajnë ambicie të përbashkëta për zhvillimin akademik dhe kërkimor, të orientuar drejt praktikës dhe bashkëpunimit.

Marrëveshja përfshinë bashkëpunim në fusha si: shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik, programe të përbashkëta ose të dyfishta të diplomimit, kërkime shkencore të përbashkëta, trajnime dhe projekte të tjera akademike, zhvillim të leksioneve të përbashkëta, oragnizim të aktiviteteve sociale, shkencore si simpoziume, kongrese dhe konferenca, promovimi i aktiviteteve me interes të përbashkët.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të UShAF dhe ofron mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.