Lindrit Demelezi, fotografi që po i jep botës imazhe perfekte të artistëve kombëtarë e ndërkombëtarë
Lindrit Demelezi është student i dalluar në Dizajn Grafik dhe Multimedia, pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Që nga fëmijëria, dokumentimi i ngjarjeve, fenomeneve, objekteve, ishte pasioni i tij. Prandaj, ai zgjodhi t’i dokumentojë ato përmes fotografisë, si mënyra më e mirë për të ndarë me të tjerët ato që shihte.
Ka një vit që ka hapur studion e tij të fotografisë, ku ka bashkëpunuar me shumë artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si: Era Istrefi, Ledri Vula, Adrola Dushi, Lumi B, Bllejk, Eva Ndoja, Devça, @Don Xhoni , etj., gjë që i ka ndihmuar të bëhet i kërkuar nga artistë të shumtë.
Gjatë këtij rrugëtimi shumëvjeçar, aparati i tij na ka sjellë fotografi të artistëve të mdhënjë, ngjarje e ceremoni të shumta, të cilat kanë krijuar emocion dhe kujtime të paharrueshme tek ne.
“Unë i dua njerëzit që fotografoj, ata janë miqtë e mi. Unë kurrë nuk i kam takuar shumicën prej tyre ose nuk i njoh fare, megjithatë përmes imazheve të mia unë krijoj kujtime, të cilat jetojnë gjithmonë në fotografi. Talenti im është formuar nga ndjenja e dashurisë për fotografi, e cila tani është shndërruar në punë”, thot Lindriti.
Lindriti thot se drejtimin “Dizajn Grafik dhe Multimedia” e ka zgjedhur sepse lidhet shumë me jetën dhe profesionin e tij dhe ajo çka ka përfituar nga ky drejtim e ka forcuar më shumë në profesion. Poashtu, ai këshillon të rinjtë që të ndjekin ëndrrën e tyre dhe të bëjnë zgjidhjen e duhur në profesion, sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë suksesi është i garantuar.