Lajmërohen studentët në nivelin Bachelor dhe Master, se nga data 09.10.2025 e deri më 17.10. 2025 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026.
Për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, të vitit të parë (2025/2026), si dhe të viteve të dytë dhe të tretë, të cilët kanë arritur kreditët e nevojshme për regjistrimin e semestrit përkatës për vitin pasues të studimeve, regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2025/26 është realizuar automatikisht.
Studentët që nuk kanë arritur kreditët e mjaftueshme për regjistrim automatik dhe duhet të përsërisin vitin e studimit, pas kryerjes së pagesave duhet të drejtohen në Shërbimin e Studentëve për regjistrimin e semestrit, duke filluar nga data 09.10.2025 deri me datë 17.10.2025.
Studentët mund ta shikojnë semestrin e regjistruar në Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studenteve, duke zgjedhur menynë “Semestrat” në llogarinë e tyre. Linku: https://smis.ushaf.net/
Studentët që për herë të parë qasen në sistem, lutën t’i referohen me kujdes manualit të qasjes.
Manuali për qasje në SMIS
Nga Administrata e UShAF, dt.09.10.2025
This post is also available in: English