Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 28.08.2025 deri më 03.09.2025 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2025.
Gjithashtu ju njoftojmë që gjatë kësaj kohe, studentët të cilët nuk kanë arritur ta regjistrojnë semestrin veror 2024/25, luten të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
VËNI RE! Në këtë afat jemi duke vepruar për herë të parë në një sistem kalimtar dhe jemi në fazën e migrimit të të dhënave prandaj, është e rëndësishme t’iu referoheni në hollësi manualit të përdorimit të sistemit kalimtar të publikuar në webfaqen e universitetit, të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm: https://smis.ushaf.net/
Gjithashtu ju njoftojmë se për shkak se është hera e parë e përdorimit të këtij sistemi studentët që kanë probleme me paraqitjen e provimeve ose me qasjen në sistem ju inkurajojmë, që menjëherë të lajmëroheni në zyrën e shërbimit të studentëve.
Linku i manualit: Manuali per studente Rivendosja e fjalëkalimit dhe Paraqitja e Provimeve
Ferizaj, 28.08.2025 NGA ADMINISTRATA QENDRORE