Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 29.05.2025 deri më 05.06.2025 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2025.
Gjithashtu ju njoftojmë që gjatë kësaj kohe, studentët të cilët nuk kanë arritur ta regjistrojnë semestrin veror 2024/25, luten të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim, pasi SMU nuk i lejon të paraqesin provimet.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
VËNI RE! Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar dhe të kontrollojnë tek lista e rezultateve për verifikim të paraqitjeve të provimeve.
Gjithashtu ju njoftojmë se sistemi SMU do të jetë i hapur për modifikimin e provimeve në periudhën 13 – 16 qershor 2025. Kjo periudhë është e dedikuar për ata studentë që kanë nevojë për korrigjimin e paraqitjes së provimeve në rast se është e nevojshme.
Ju inkurajojmë të kontrolloni me kujdes paraqitjen e provimeve dhe të kryeni çdo ndryshim të nevojshëm brenda këtij afati, pasi pas datës 16.06.2025, sistemi do të mbyllet dhe nuk do të ketë më mundësi për ndërhyrje.
Ferizaj, 29.05.2025 NGA ADMINISTRATA QENDRORE