Bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për lejim të afatit të provimeve të Prillit 2025, lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 07.04.2025 deri më 14.04.2025 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Prillit 2025.

Gjithashtu ju njoftojmë që gjatë kësaj kohe, studentët të cilët nuk kanë arritur ta regjistrojnë semestrin veror 2024/25, luten të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim, pasi SMU nuk i lejon të paraqesin provimet.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.

Në këtë afat studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime.

VËNI RE! Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar dhe të kontrollojnë tek lista e rezultateve për verifikim të paraqitjeve të provimeve, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Ferizaj, 07.04.2025 NGA ADMINISTRATA QENDRORE


Lajmerim për paraqitje të provimeve