Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe  Master, se duke filluar nga data 09.01.2025 deri më 16.01.2025 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Janarit 2025.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Njëherit njoftojmë studentët se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datën 06.01.2025,  ka marr vendim që vlen nga afati i Janarit 2025 si në vijim:

  • Lejohen studentët e nivelit bachelor dhe master të UShAF që t’i nënshtrohen provimeve të vitit të dytë të studimeve edhe pa i kryer provimet e vitit të parë.

 

  • Lejohen studentët e nivelit bachelor të UShAF që t’i nënshtrohen provimeve të vitit të tretë të studimeve edhe pa i kryer provimet e vitit të dytë por duhet të kenë të kryera të gjitha provimet e vitit të parë të studimeve.

 

 

Ferizaj, 09.01.2025                            NGA ADMINISTRATA QENDRORE