Lajmërohen të gjithë studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj se, për shkak të disa çështjeve teknike, procesi i printimit të ID kartelave me chip nuk ka mundur të përfundohet sipas planifikimit.
Si pasojë, shpërndarja e ID kartelave do të shtyhet për një periudhë të mëvonshme.
Për datën dhe kohën e re të shpërndarjes, do të njoftoheni me kohë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.
Ferizaj, 27.09.2024 NGA ADMINISTRATA QENDRORE
This post is also available in: English