Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se nga data 16.02.2021 do të filloj procesi mësimor për semestrin veror të vitit akademik 2020/21, për të dy nivelet e studimeve (bachelor dhe master).

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 01/63 të datës 11.02.2021 dhe në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, Senati i UShAF me datën 15.02.2021 do të merr vendim për formën e organizimit të mësimit në semestrin veror të vitit akademik 2020/21.

Njëherit ju njoftojmë se me datën 15.02.2021 dekanatet e fakulteteve të UShAF do të publikojnë orarin e mësimit për semestrin veror 2020/21.