Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të organizohet afati i Tetorit 2020.

Ju njoftojmë se Menaxhmenti i UShAF-it konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përgatitjen për mbajtjen e provimeve, duke u kujdesur për mbajtjen e distancës sociale dhe ofrimin e kushteve sanitare që i përmbushin standardet për ruajtjen e shëndetit publik në kohë të pandemisë.

Paraqitja e provimeve për afatin e Tetorit fillon nga data 12.10.2020 deri më 15.10.2020.

Afatit i Tetorit është i kufizuar dhe nuk vlenë për kusht. Studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime. `

Studentët e nivelit master, të cilët paguajnë për paraqitjen e provimeve, fletëpagesën mund t’a dërgojnë të skanuar në e-mailin zyrtar: [email protected].

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Njëherit ju njoftojmë se provimet do të mbahen gjatë ditëve të vikendeve.

Për çdo informatë shtesë drejtohuni në në e-mailin zyrtar: [email protected]