Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 21.10.2021 e deri më 31.10.2021 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2021/2022.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Studentët Bachelor dhe Master edhe pse kanë përfunduar ligjeratat e vitit të fundit duhet t’a regjistrojnë semestrin për vitin akademik 2021/22 si absolvent (pa pagesë).
Regjistrimi i semetrit do të bëhet në mënyrë automatike, pasi që ti regjistroni lëndë në SMU.
Regjistrimi i vitit të dytë në studimet bachelor bëhet nëse studenti ka dhënë 50% të provimeve ose ka arritur 50% të kredive nga viti i parë.
Regjistrimi i vitit të tretë në studimet bachelor bëhet nëse studenti ka dhënë 30% të provimeve ose ka arritur 30% të kredive nga viti i dytë.
Regjisitrimi i vitit të dytë në studimet master bëhet nëse studenti ka ndjekur ligjeratat e vitit të parë, përkatësisht ka të regjistruar semestrin e parë dhe të dytë të viti akademik 2020/21.
Studentët të cilët e përsëritin vitin duhet të shkarkojnë fletëpagesen dhe ta sjellin në administratë.