Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 31.08.2023 deri më 07.09.2023 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2023.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

INFORMATË ME RËNDËSI

për kushtet e regjistrimit për vitin akademik 2023/24.

Regjistrimi i vitit të dytë të studimeve në nivelin bachelor bëhet nëse studenti me provimet e dhëna ka përmbushur 50% të ECTS kredive nga numri i përgjithshëm i provimeve të vitit të parë.

Regjistrimi i vitit të tretë të studimeve në nivelin bachelor bëhet nëse studenti me provimet e dhëna ka përmbushur 30% të ECTS kredive nga numri i përgjithshëm i provimeve të vitit të dytë si dhe me përfundimin e të gjitha provimeve nga viti i parë.

Regjistrimi i vitit të dytë të studimeve në nivelin master bëhet vetëm me dëshminë se studenti ka të regjistruar të dy semestrat nga viti i parë i studimeve.