Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 04.04.2023 deri më 10.04.2023 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Prillit 2023.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Në këtë afat studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.