Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 20.02.2023 e deri më 03.03.2023 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2022/2023.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.

Studentët Bachelor të cilët e regjistrojnë për here parë semestrin II, IV, VI dhe niveli Master semestri i II dhe IV duhet ti regjistrojnë lëndët në SMU dhe te klikojnë butonin përfundo dhe nuk kanë nevoj të sjellin në administratë raportin pasi që semestri do të ju regjistrohet në mënyrë automatike.

Studentë të cilet e përseritin semestrin II, IV, VI duhet të shkarkojnë fletëpagesen dhe ta paguajn në njëren nga bankat dhe ta sjellin në administratë.

This post is also available in: English