Sot, Me datë 06.02.2024, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), bazuar në vendimin për shpallje të zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre studentore 2024 në UShAF, si dhe konform dinamikës së miratuar nga Këshilli Drejtues (KD) i UShAF, u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe Komisionit Zgjedhor (KZ).
Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD, Dr. Sc. Hazir Gashi, i cili uroj për një proces të suksesshëm zgjedhor dhe transparent.I pranishëm në mbledhje ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), z. Bekim Samadraxha, në cilësinë e monitoruesit, i cili e përshëndeti fillimin e procesit zgjedhor në UShAF dhe të pranishmëve ju uroj punë të mbarë. Gjithashtu, ai tha se MAShTI është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur deri në fund këtë proces zgjedhor.