Në bazë të vendimit nr. 2029/20, të datës 05.10.2020 të Këshillit Drejtues, Universiteti  i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),  me datën 27.10.2020 shpallë:

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2020/21

I

Kushtet e përgjithshme

  1. Bursa universitare ndahet për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor) dhe nivelit të studimeve master;
  2. Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e UShAF, të cilët i plotësojnë këto kushte:
    • Të jenë studentë të rregullt të Fakulteteve të UShAF;
    • Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë (bachelor) dhe studentë të vitit të dytë të nivelit master;
    • Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
    • T’i kenë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit 2020;
    • Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.00 (tetë pikë zero).

II

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

  1. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
    • Fletëparaqitjen (e cila merret përmes SMU-së);
    • Kopjen e letërnjoftimit;
    • Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.

 

  1. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në emailin zyrtar [email protected]
    • Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs, t’i përgatit listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e bursës universitare;
    • Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, Shërbimi i Studentëve nuk do t’ua pranojë fletëparaqitjen, e cila ua mundëson aplikimin për bursë.

III

  1. Afati i aplikimit është prej datës 27.10.2020 deri më 03.11.2020 ora 15:00.

IV

Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë të përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese tek Komisioni për ndarjen e bursave, në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.

Ankesat duhet të dërzohen në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.

Vendimi për përfituesit e bursës universitare do të publikohet në tabelat e shpalljes, si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.ushaf.net