Universiteti  i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),  shpall konkurs për ndarjen e bursave për stafin e UShAF,të cilët ndjekin studimet e doktoraturës.

Në bazë të vendimit nr. 188/25, të datës 27.01.2025 të Këshillit Drejtues, Universiteti  i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),  me datën 14.11.2025, UShAF shpallë:

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025/26, për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës

I.

Kushtet e përgjithshme

  1. Të drejtë aplikimi për bursë kanë  i gjithë stafi në marëdhënie të rregullt pune në UShAF, të cilët janë studentë aktual në studimet e doktoraturës në ndonjë universitet në Kosovë apo jashtë Kosovës.
  2. Kandidatët të cilët konkurojnë për përfitimin e bursës sipas pikës 1, duhet të bashkangjesin vërtetimin me të cilin dëshmojnë se janë studentë aktual, të lëshuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë, ku ata janë duke studiuar dhe të njejtit nuk kanë përfituar bursë nga UShAF më herët gjatë studimeve të doktoraturës.
  3. Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Zyrën për çështje akademike të UShAF.

Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs, t’i përgatit listat e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e bursës universitare;

II.

Afati për aplikim

Afati i aplikimit është prej datës 14.11.2025 deri më 20.11.2025 ora 15:00.

III.

E drejta e ankesës

Kandidatët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë të përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e kandidatëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese tek Komisioni për ankesa , në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.

Ankesat duhet të dërzohen në Zyrën për çështje akademike.

Linku për konkursin: Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025-26.për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës