Universiteti  i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),  shpall konkurs për ndarjen e bursave për stafin e UShAF,të cilët ndjekin studimet e doktoraturës.

Në bazë të vendimit nr. 3468/23, të datës 04.12.2023 të Këshillit Drejtues, të UShAF,  me datën 04.12.2023 shpallë:

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës për vitin akademik 2023/24.

I

Kushtet e përgjithshme

  1. Të drejtë aplikimi për bursë kanë  i gjithë stafi në marëdhënie të rregullt pune në UShAF, të cilët janë studentë të rregullt aktual në studimet e doktoraturës në ndonjë universitet në Kosovë apo jashtë Kosovës.
  1. Kandidatët të cilët konkurojnë për përfitimin e bursës sipas pikës 1, duhet të bashkangjesin vërtetimin me të cilin dëshmojnë se janë studentë të rregullt për vitin akademik 2023/24, të lëshuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë, ku ata janë duke studiuar për universitetet publike si dhe për universitetet private dhe duhet të dorëzojnë dëshmi që universitetet përkatëse janë të akredituara nga Institucionet e akreditimit të shtetit përkatës apo nga ndonjë institucion përgjegjës ndërkombëtar për akreditim.

 

  1. Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Zyrën për çështje akademike të UShAF.

Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs, t’i përgatit listat e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e bursës universitare;

Afati i aplikimit është prej datës 04.12.2023 deri më 11.12.2023 ora 15:00.

 

Kandidatët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë të përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e kandidatëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese tek Komisioni për ankesa , në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.

Ankesat duhet të dërzohen në Zyrën për çështje akademike.

 

Linku për konkursin: Konkurs për ndarjen e bursave për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës për vitin akademik 2023-24.