Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 969/23, të datës 24.03.2023, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 14.06.2024, shpallë:
KONKURS
PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF.
I. Titulli i vendit të punës: Praktikantë, 5 (pesë) pozita në Administratën Qendrore
të UShAF
· 2 (dy) studentë të diplomuar në UShAF në studimet baçelor ose master.
· 1 (një) student i rregullt (absolvent) në studimet baçelor në UShAF për laboratorët e Teknologjisë Informative në UShAF
· 1 (një) student i rregullt (absolvent) në studimet baçelor në UShAF për laboratorët e Inxhinierisë Industriale në UShAF
· 1 (një) student i rregullt (absolvent) në studimet baçelor në UShAF për laboratorët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve në UShAF
1. Dy praktikantë në zyrën e shërbimit të studentëve;
2. Një praktikant në laboratorët e Teknologjisë Informative;
3. Një praktikant në laboratorët e Inxhinierisë Industriale;
4. Një praktikant në laboratorët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve.
Periudha e angazhimit në punë praktike është për 6 (gjashtë) muaj me pagesë (200 euro bruto në muaj).
Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:
· Kandidatët për punë praktike duhet të kenë përfunduar studimet baçelor ose master në UShAF (për pozitën nr.1);
· Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt në vitin e tretë (absolvent, të cilët kanë përfunduar ligjëratat e vitit të tretë) në studimet baçelor të UShAF, programi i studimit:
Informatikë e Aplikuar (për pozitën nr. 2);
Inxhinieri Industriale me Informatikë (për pozitën nr. 3);
Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve ose
Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri (për pozitën nr. 4)
· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve e cila do të jetë përcaktuese në rangimin e kandidatëve.
Në rast se dy kandidatë ose më shumë, të renditur të fundit në 5 (pesë) pozitat sipas notës mesatare, kanë notën mesatare të njejtë, atëherë përparësi do të kenë kandidatët e
gjinisë femërore. Nëse kandidatët janë të gjinisë së njejtë (femërore) atëherë përzgjedhja do të bëhet me short në prezencë të kandidatëve.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
· Aplikacionin i cili merret në Administratën e UShAF, Zyra nr. 008;
· CV;
· Çertifikatën e lindjes (origjinale) ose ekstraktin e lindjes (origjinal);
· Çertifikatën e diplomës ose diplomën për kryerjen e studimeve baçelor ose master, origjinale apo të noterizuar (kandidatët që janë të diplomuar, të cilët konkurojnë për pozitën nr. 1).
· Çertifikatën e notave origjinale (studentët aktual-absolvent, të cilët konkurojnë për pozitat nr.2, nr.3 dhe nr. 4) ;
· Vërtetimin e statusit të studentit origjinal (studentët aktual-absolvent, të cilët konkurojnë për pozitat nr.2 nr.3 dhe nr. 4);
Aplikacionet e plotësuara së bashku me dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit, duhet
të dorëzohen në formë fizike në zyrën nr. 008 dhe në adresën elektronike në e-mail: [email protected].
Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga data 14.06.2024 deri me datën 21.06.2024
në orën 16:00.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë në ditën e
fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse
arrijnë brenda tri ditëve.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e
mangëta refuzohen.
Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur nga komisioni profesional
do të bëhet në Web faqen e Universitetit.
Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (08:00-16:00) sipas legjislacionit në fuqi.
Kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve nga koha e shpalljes së rezultateve, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UShAF.
Ferizaj. 14.06.2024 ADMINISTRATA QENDRORE E UShAF
Linku i i konkursit: Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në UShAF