Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 969/23, të datës 24.03.2023, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 15.12.2023, shpallë:
KONKURS
PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF.
- Titulli i vendit të punës: Praktikantë, 8 (tetë) pozita në Administratën Qendrore
të UShAF
- 3 (tre) studentë të rregullt në studimet baçelor ose master në UShAF
- 3 (tre) studentë të diplomuar në UShAF në studimet baçelor ose master.
- 2 (dy) studentë të rregullt në studimet baçelor në UShAF për laboratorët e Teknologjisë Informative në UShAF
- Dy praktikantë në zyrën e shërbimit të studentëve;
- Një praktikant në Rektoratin e UShAF;
- Një praktikant në divizionin për buxhet dhe financa të UShAF;
- Një praktikant për ndihmë administrative për njësitë akademike të UShAF;
- Një praktikant për ndihmë administrative në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm;
- Dy praktikantë në laboratorët e Teknologjisë Informative në UShAF.
Periudha e angazhimit në punë praktike është për 6 (gjashtë) muaj me pagesë (200 euro bruto në muaj).
Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:
- Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt në studimet baçelor (viti i dytë dhe i tretë) ose në studimet master (viti i dytë) të UShAF apo të kenë përfunduar studimet baçelor ose master në UShAF (për pozitat nr.1,2,3,4, dhe 5);
- Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt në studimet baçelor të UShAF, programi i studimit: Informatikë e Aplikuar, viti i tretë (për pozitën nr. 6);
- Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve e cila do të jetë përcaktuese në rangimin e kandidatëve.
Në rast se dy kandidatë ose më shumë, të renditur të fundit në mesin e 8 pozitave sipas notës mesatare, kanë notën mesatare të njejtë, atëherë përparësi do të kenë kandidatët e
gjinisë femërore. Nëse kandidatët janë të gjinisë së njejtë (femërore) atëherë përzgjedhja do të bëhet me short në prezencë të kandidatëve .
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
- Aplikacionin i cili merret në Administratën e UShAF, Zyra nr. 008;
- CV;
- Çertifikatën e lindjes origjinale;
- Çertifikatën e notave origjinale (studentët aktual) ;
- Vërtetimin e statusit të studentit origjinal (studentët aktual);
- Çertifikatën e diplomës ose diplomën për kryerjen e studimeve baçelor ose master, origjinale apo të noterizuar ( kandidatët që janë të diplomuar).
Aplikacionet e plotësuara së bashku me dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit, duhet
të dorëzohen në formë fizike në zyrën nr. 008 dhe në adresën elektronike në e-mail:
Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga data 15.12.2023 deri me datën 22.12.2023
në orën 16:00.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë në ditën e
fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse
arrijnë brenda tri ditëve.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e
mangëta refuzohen.
Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur nga komisioni profesional
do të bëhet në Web faqen e Universitetit.
Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (08:00-16:00) sipas legjislacionit në fuqi.
Kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve nga koha e shpalljes së rezultateve, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UShAF.
Linku i i konkursit:Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në UShAF