KONKURS
PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF.
- Titulli i vendit të punës: Praktikantë, 6 (gjashtë) pozita në Administratën Qendrore të UShAF
- 3 (tre) studentë të rregullt në studimet baçelor ose master në UShAF
- 3 (tre) studentë të diplomuar në UShAF në studimet baçelor ose master
- Dy praktikantë në zyrën e shërbimit të studentëve;
- Një praktikant në Rektoratin e UShAF;
- Një praktikant në divizionin për buxhet dhe financa të UShAF;
- Një praktikant për ndihmë administrative për njësitë akademike të UShAF;
- Një praktikant për ndihmë administrative në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Periudha e angazhimit në punë praktike është për 6 (gjashtë) muaj me pagesë (200 euro bruto në muaj).
Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:
- Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt në studimet baçelor (viti i dytë dhe i tretë) ose në studimet master( viti i parë dhe i dytë) të UShAF apo të kenë përfunduar studimet baçelor ose master në UShAF;
- Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve e cila do të jetë përcaktuese në rangimin e kandidatëve.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
- Aplikacionin i cili merret në Administratën e UShAF, Zyra nr. 008
- CV
- Çertifikatën e lindjes origjinale
- Çertifikatën e notave (studentët aktual)
- Vërtetimin e statusit të studentit (studentët aktual)
- Çertifikatën e diplomës ose diplomën për kryerjen e studimeve baçelor ose master, origjinale apo të noterizuar ( kandidatët që janë të diplomuar)
Aplikacionet e plotësuara së bashku me dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit, duhet të dorëzohen në formë fizike në zyrën nr. 008 dhe në adresën elektronike në e-mail: [email protected].
Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga data 09.06.2023 deri me datën 16.06.2023 në orën 16:00.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë në ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda tri ditëve.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur nga komisioni profesional do të bëhet në Web faqen e Universitetit.
Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (08:00-16:00) sipas legjislacionit në fuqi.
Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 2 (dy) ditësh, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UShAF.
Ferizaj. 09.06.2023 ADMINISTRATA QENDRORE E UShAF
Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në Administratën UShAF