Pikturat e Irena Toma kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar, me një numër të kënaqshëm të pikturave të shitura.
Ajo është studente e Fakultetit të Arteve të Aplikuara dhe përqëndrimin e ka në artin vizual. Është e bindur që drejtimi që ka zgjedhur do t’i sjellë arsimim gjithpërfshirës që nxitë krijimtarinë dhe aftësitë individuale.
“Arti i jep dizajnit një formë estetike, ndërsa kombinimi i të dyjave një liri më të madhe të shprehjes, si dhe mundësi për të vendosur idetë dhe impulset krijuese në një pamje dhe diçka të re grafike”, thotë Irena.