Studentet e Arteve të Aplikuara të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Irena Toma dhe Besmira Fejzullahu së bashku me mësimdhënësen Lejla Ibrahimi, pikturuan murin e Sallës së Mbledhjeve të Universitetit, duke krijuar një ambient të ngrohtë për stafin dhe studentët e UShAF.

Me këtë rast, Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi studentet dhe mësimdhënësen Lejla Ibrahimi që përmes artit pamor, po sjellin energji pozitive dhe ambient të ngrohtë në Universitet.
Rektori Bajraktari në shenjë respekti për punën e tyre, nderoi me mirënjohje studentet Irena Toma dhe Besmira Fejzullahu. Gjithashtu, ata u dakorduan që punë të tilla të realizohen edhe në hapësirat tjera të Universitetit, pasiqë sipas Rektorit, arti pamor sjell një frymë pozitive për studentë dhe staf të Universitetit.
Studentet u shprehën shumë të kënaqura me rastin e marrjes së mirënjohjes dhe falënderuan Rektorin Bajraktari dhe mësimdhënësen e tyre Lejla Ibrahimi për mbështetjen dhe mundësinë që puna e tyre të jetojë gjatë brenda këtij institucioni ku ato edhe zhvilluan shkathtësitë e tyre profesionale.

This post is also available in: English